HomeLajmi i Fundit

“E goditën banorët”/ Plagoset rëndë punonjësi IKMT-së pranë Astirit

LAJMI-I-FUNDIT-1

Goditet në detyrë një prej punonjësve të IKMT-së, pranë Astirit në Tiranë. Ngjarja e rëndë, e denoncuar nga vetë institucioni ka ndodhur gjatë paradites, dhe sipas IKMT i plagosur rëndë, me fraktura në kokë dhe duar ka mbetur shtetasi A.B, 50-vjeçar, i cili është goditur nga banorët.

“Ai eshte transportuar me urgjence ne spitalin ushtarak per te marre mjekimin e duhur. Punonjesi i IKMT, ishte duke kryer detyren, teksa lajmeronte poseduesit e disa objekteve ne kete zone se jane pengese e zbatimit te projektit te Unazes se Madhe”- njofton IKMT.

NJOFTIMI I IKMT

Nje ngjarje e rende ka ndodhur sot paradite ne “Astir” me banoret e kesaj zone dhe nje prej punonjesve te IKMT gjate kryerjes se detyres. A.B, 50 vjec, eshte goditur me mjete te forta nga banoret duke i shkaktuar frakture te forte ne koke dhe ne duar.

Ai eshte transportuar me urgjence ne spitalin ushtarak per te marre mjekimin e duhur. Punonjesi i IKMT, ishte duke kryer detyren, teksa lajmeronte poseduesit e disa objekteve ne kete zone se jane pengese e zbatimit te projektit te Unazes se Madhe.

IKMT denoncon fort kete akt barbar mbi punonjesin e saj dhe kerkon nga organet perkatese te shtetit te marrin masat e menjehershme per venien para pergjegjesise se autoreve.

Po ashtu IKMT u ben thirrje banoreve dhe qytetareve, se punonjesit e saj jane ne sherbim te ligjit dhe komunitetit dhe nuk do te terhiqen per asnje moment nga detyrat e tyre, pavaresisht sjelljeve rrugacerore, barbare dhe te paligjshme.