HomeLajmi i Fundit

E goditi rrufeja, humb jetën 46-vjeçari në Lagunën e Karavastasë

LAJMI-I-FUNDIT-1

Një 45-vjeçar ka humbur jetën teksa peshkonte, pasi dyshohet se e ka goditur rrufeja. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në Lagunën e Karavastasë. Burime zyrtare nga policia thanë se është gjetur pa shenja jetë shtetasi me inicialet A.Sh, 46 vjeç, banues në Divjakë.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se ky shtetas ka qënë duke peshkuar me varkë në lagunën e Karavastasë dhe gjatë natës dyshohet të jetë goditur nga një shkarkesë elektrike (rrufe).

Po kryhen veprimet proceduriale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.