HomeLajme

E hëna vjen me temperatura të larta

Java nis me temperatura të larta. E hëna do të jetë një ditë e ngrohtë dhe me diell.

Megjithatë sipas sinoptikanëve të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në pjesën  e dytë të ditës do të kemi edhe disa vranësira, të cilat mund të shoqërohen me reshje lokale.

Sa i takon temperaturave ato do të shkojnë nga 14 gradë në vlerat e tyre minimale, në zonat malore deri në 30 gradë në vlerat e tyre maksimale në zonat bregdetare.

Ndërkohë sinoptikanët parashikojnë, se një mot i tillë do të vijojë edhe në ditët e para të javës/javanews.al


TË NGJASHME