HomeShowbiz

E kaluara e “hidhur” e Cristiano Ronaldos, miu po më hante fytyrën…

Siç e dimë futbollisti Kristiano Ronaldo është një nga lojtarët më të mirë në të gjithë historinë e futbollit, teksa njëkohësisht është një nga futbollistët më të pasur nga ana financiare, pasuri që ai e ka arritur falë asaj që ka dhënë në fushat e lojës, por edhe reklamave të shumta.

Megjithatë në të kaluarën, ose më saktë në fëmijëri, Ronaldo ka pasur shumë vështirësi dhe një jetë të varfër. Këta e ka treguar vetë sulmuesi portugez në intervista të shumta të dhëna, por së fundmi e ka treguar edhe motra e tij.

Katia Aveiro, në një postim në “Instagram” ka shpërndarë një foto nga shtëpia e Ronaldos në të kaluarën, e cila duket në gjendje të mjerueshme.

Pikërisht në këtë foto, ajo gjithashtu tregon edhe një moment të veçantë, ku thotë se shtëpia kur ishin të vegjël ishte vetëm në tulla nga brenda dhe një mi po i hante fytyrën asaj kur ishte e vogël, por për fat të mirë aty kishte shkuar nëna e saj dhe e kishte shpëtuar.

“Kur isha akoma një foshnjë disa muajshe, në shtëpinë e cila nga brenda ishte vetëm me tulla, një mi më ishte afruar te fytyra dhe më kafshoi. Për fat të mirë nëna mbërriti në kohë dhe më shpëtoi, pasi nëse diçka do kishte ndodhur unë do kisha dëmtime në fytyrë tani. Unë nuk kam turp aspak ta tregoj këtë.

Jam rritur në një lagje të varfër. Që në moshë të re kam mësuar të vlerësoj atë pak që kam pasur, jeta është përgjigjur gjithmonë me kalimin e kohës me alternativa dhe ne i kemi ndihmuar njëri-tjetrit. 

Aty lindi bashkimi, sepse ne ndamë me njëri-tjetrin çdo gjë. Meqenëse isha e vogël, nëna ime më mësoi të ndaja atë që kishim midis nesh, të gjithë duhet dhe mund ta ndihmojnë dikë, pavarësisht nga statusi i tyre shoqëror. Ndihma është e gjerë. Unë jam ndihmuar nga njerëzit që nuk i njihja. Nëse doni të ndihmoni dikë, mos u jepni atyre peshk, por mësoni ata si të peshkojnë.”, shkruan motra e Ronaldos.

View this post on Instagram

Eu nasci numa casa velhinha a minha cama era sustentada por tijolos,fui mordida na minha cara era ainda uma bebe? de meses por um rato,(na?o tenho vergonha nenhuma de dizer isto ) grac?as a Deus a minha ma?e chegou a tempo, sena?o era mais feia do que sou hoje??cresci num bairro pobre,desde cedo aprendi a valorizar o pouco que tinha,a vida sempre respondeu ao longo do tempo com alternativas seja por mim seja por quem me rodeava, e a gente se ajudava uns aos outros,ai? nasceu a unia?o,porque dividi?amos com os nossos toda e qualquer conquista,desde pequena que a minha ma?e me ensinou a partilhar entre no?s o que ti?nhamos,a capacidade de ajudar algue?m na?o tem a ver com as suas posses, todos devem e podem ajudar algue?m, independentemente da tua condic?a?o social,a ajuda e? vasta,eu ja? fui ajudada por pessoas sem que elas mesmo soubessem… E tu ajudas algue?m ???? _________________________________ ————— (Hoje escutei esta frase e faz todos o sentido …se queres ajudar algue?m na?o lhe de?s peixe mas ensina-o a pescar)—————————————————————————————————————————————————————-Ps escusado sera? dizer que mensagens ofensivas e fora do contexto eu bloqueio o autor … ————————————————————- #vidareal #influenciar #fazobem #respeito #minhahisto?ria #Deus

A post shared by Katia Aveiro (@katiaaveirooficial) on


TË NGJASHME