HomeShowbiz

FOTO\ Zbulohet e dashura e re e Pique e cila ka një ngjashmëri të madhe me Shakirën  

E dashura e re e Piques duket si Shakira. ‘The Sun’ ka zbuluar imazhin e parë të partneres së re të Pique, 23-vjeçares e cila quhet Clara Chia Marti.

Clara Chia Marti fshiu të gjitha llogaritë e saj në rrjetet sociale në një përpjekje për të mbrojtur identitetin e saj pas lajmeve për ndarjen e Pique dhe Shakira .

E dashura e re e Gerard Pique ka një ngjashmëri të madhe me Shakirën

Kjo nuk e ka penguar që të shihet në mbarë botën një foto e saj, e cila e tregon me flokë të gjatë, bjonde dhe tipare të ngjashme me atë të kolumbianes.

Pique e ka prezantuar atë me prindërit e tij

Chisme No Like’ raporton se lojtari i Barcelonës tashmë ka prezantuar të dashurën e tij të re me prindërit e tij, së bashku me dy fëmijët e tij, Sasha dhe Milan.

Shakira jeton pranë shtëpisë së prindërve të Pique-s”, tha një nga drejtuesit e emisionit.

“Kështu që Shakira dëshiron të ndërtojë një mur që të mos mund të shohë vjehrrit e saj dhe Clarën.”

Çifti u takua përmes kompanisë së Pique, ‘Kosmos’, dhe një burim tha për The Sun se ata janë bashkë prej muajsh.

Gerard dhe Clara janë takuar me njëri-tjetrin për muaj të tërë”, ka thënë burimi anonim.

“Ajo është një studente që punon edhe për të në zyrën e tij, duke organizuar evente. Ata kanë heshtur për marrëdhënien e tyre, por të gjithë që qëndrojnë rreth dyshes e dinë se çfarë po ndodh”.


TË NGJASHME