HomeShowbiz

”E ke thonë i pari”/ Motrat Istrefi ”djegin” INSTAGRAM-in

Era Istrefi dhe motra e saj Nora, prej disa javësh kanë paralajmëruar bashkëpunimin e parë mes tyre. E ky bashkëpunim i tyre, po pritet me shumë kureshtje nga gjithë fansat. Për të na e shtuar më shumë kureshtjen, mendojnë të dy motrat që herë pas here na provokojnë me foto apo informacione rreth këngës së re.

Kënga titullohet “Nuk e di” dhe do të publikohet më 19 prill.

Dy motrat seksi, kanë publikuar shpesh foto nga prapaskenat apo edhe copëza të videoklipit, madje kanë zbuluar edhe pamjen e tyre. Mirëpo së fundmi, ato kanë publikuar një foto ku shfaqen të dyja bashkë dhe mund të themi me plot gojën se është një foto “përvëluese”.

Në foto, Era dhe Nora shihen të veshura me një body të zi dhe të bardhë që u tregon mjaft mirë trupin e palestruar dhe format perfekte. Të dyja vajzat i kanë bërë flokët gërshet dhe në fund i kanë kapur bashkë.

Komentet dhe pëlqimet në foto, menjëherë kanë qenë të shumta, të mbushura me komplimenta rreth motrave.

E një prej këtyre komentuesve është edhe reperi Noizy.

Kujtojmë se në një prej këngëve të tij, pjesë e tekstit ka qenë edhe fraza: ” Sexy si Nora, e bukur si Era”. E pikërisht ky ka qenë edhe komenti i reperit dhe mund të themi se koment më të bukur ska. “E ke thonë i pari”, ka qenë edhe përgjigja e menjëhershme e Erës. 


TË NGJASHME