HomeShowbiz

E kishte fjalën për Donaldin? “Ke shpëtuar”, mesazhi i nënkuptuar i Arjan Konomit për Bora Zemanin

Historia e saj e dashurisë me aktorin Donald Veshaj, e ka bërë Bora Zemanin kryetitull të mediave rozë dhe një prej moderatoreve më të komentuara të momentit.

Më 9 janar ajo festoi edhe 30 vjetorin e saj të lindjes. E ftuar në “Ftesë në 5” janë sjellë disa prej mesazheve të miqve të moderatores në këtë përvjetor. Mes tyre përfshihen edhe mesazhe që lidhen me dashurinë e karrierën e saj.

Në një ambient të veçantë dhe me stil, Bora Zemani ftoi edhe personazhe të njohur të showbizit, mes tyre edhe Olsa Muhameti, konkurrentë dhe ish-konkurrentë të programit të dashurisë që moderon “Për’puthen”.

Nëna e Borës: Jam shumë krenare për të.

Olsa Muhameti: Të jetë kaq e lumtur dhe të gjejë dashurinë e saj. Kjo mund të jetë diçka që mund t’i mungojë Borës. Do ti them, jeta sapo filloi.

Aulona Musta: Kur kalon 30 vjeç vërtetë fillon jeta se tani do ta shijojë tamam.

Semi Jaupaj: Mesa duket jemi përputhur me njëra-tjetrin dhe njerëzit e tretë dhe të katërt na bëjnë dëm.

Arjan Konomi: I kam thënë ke shpëtuar nga shumë gjëra.

Xhensila Myrtezaj: Bora ka dashurinë e saj më të madhe, Arborin. Di të them që kjo është epoka e Bora Zemanit dhe për këtë nuk ka diskutim.


TË NGJASHME