HomeShowbiz

E kishte mbajtur të fshehtë, këngëtarja shqiptare bëhet nënë për herë të parë

Këngëtarja shqiptarë, Lindita Halimi është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj amerikan, Davon Edwards nëpërmjet një statusi në facebook, ku ka publikuar një foto teksa mban në duar beben e pagëzuar me emrin Kaimana.

“Ne jemi shumë të lumtur dhe të bekuar të ju njoftojmë se jemi bërë me vajzë. Ne jemi absolutisht të lumtur dhe mezi presim që ta dërgojmë atë në shtëpi. Gruaja kishte një shtatzëni të shëndetshme. Faleminderit për urimet!”, shkruhet në postimin e bërë në Facebook.

 


TË NGJASHME