HomePolitikë

E konsideroi reformën në drejtësi dështim, Rama i përgjigjet Metës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së presidentit Ilir Meta ditën e sotme, i cili e konsideroi reformën në drejtësi të pasuksesshme. Nëpërmjet një postimi në twitter, kreu i qeverisë thekson se ende nuk e di se çfarë opinioni ka Meta për përbetimin e opozitës për të djegur zgjedhjet dhe se mezi e pret apelin e vonuar siç e cilëson ai, në mbrojtje të 30 qershorit.

A e pengon mungesa e Gjykatës Kushtetuese Presidentin e Republikës të mbrojë datën e zgjedhjeve që sipas Kushtetutës ai e ka dekretuar? Falë Vetingut GJK është sot një djep bosh pa shejtanin brenda! Kjo është më shumë se gjysma e një pune të madhe që kërkon durimin e kohën e saj. Padiskutim Presidenti ka të drejtë kur thotë djegia e mandateve është e papranueshme po dhe më i papranueshëm është përbetimi për të djegur zgjedhjet! S’e dimë opinionin e Presidentit për këtë dhe bashkë me kritikat e tij, mezi e presim apelin e vonuar në mbrojtje të 30 qershorit’, thotë Rama.


TË NGJASHME