HomeSport

E kryer, ja skuadra ku do të shohim Mbappe sezonin e ardhshëm

Mediat spanjolle e bëjnë fakt të kryer, sezoni 2019-2020 është sezoni i fundit në Paris për sulmuesin Kylian Mbappe.

Lajmi i bujshëm vjen nga mediat spanjolle, konkretisht “Sport”, e cila shkruan se ylli i PSG-së ka vendosur të largohet nga kampionët e Ligue 1 për një tjetër skuadër.

Bëhet fjalë për Realin e Madridit, skuadër e cila sipas “Sport” pëlqehet së tepërmi nga 20 vjeçari. Ende nuk dihen shifrat e këtij operacioni, por besohet se për të finalizuar këtë operacion, “Galaktikët” do të duhet të shpenzojnë rreth 200 milionë euro.


TË NGJASHME