HomeShowbiz

E kryqëzuan për deklaratën lidhur me dashnoret! Roberti sqaron situatën, por sapo i hodhi më shumë benzinë zjarrit

Pak ditë më parë, Robert Berisha bëri një deklaratë në emisionin “Prive”, e cila ka ngjallur shumë komente tek ndjekësit.

Sipas deklaratës së tij, nuk ka asgjë të keqe, nëse një mashkull ka dashnore dhe e lë gruan e tij në shtëpi.

“Ruajini burrat ose rrini gati, që të mos shkojë puna te dashnorja! Unë mendoj që një mashkull i suksesshëm, që e mbush frigoriferin mirë, që e sheh gruan mirë, që i ka të gjithë të mirat gruaja e vet dhe fëmijët gjatë dimrit dhe verës, çfarë ka ndonjë problem aty që paska ai dashnore? Rritni fëmijët, shkoni me pushime, hani, pini, duajeni burrin, rrijini gati dhe ndoshta nuk e rrit numrin e dashnoreve. Sa më shumë gabime që bëni tek shtëpia, rritet numri i dashnoreve. Kështu që bëhuni të mençura. O zvogëlojani numrin, o ja hiqni krejt ato. Krejt varet prej jush”, shprehej Roberti.

Kjo deklaratë mori dhenë dhe ndjekësit e kritikuan shumë keq Robertin.

Disa e quanin një gjest të ulët dhe nuk prisnin që një burrë si Roberti t’i thoshte këto fjalë.

Për të sqaruar të gjitha, Roberti ka reaguar nëpërmjet një postimi në Instastory, ku duket se në vend që të sqarojë deklaratën e tij, i ka hedhur edhe më shumë benzinë zjarrit.

Ai tregon se nësee një bashkëshort ia plotëson të gjitha kushtet gruas, nuk ka asnjë problem të ketë edhe 3-4 dashnore të tjera. Madje ditën tjetër në mëngjes, gruaja duhet të çohet dhe t’i bëjë kafen.

“Përshëndetje! Duket që ke lexuar libra shumë (i drejtohet vajzës që e kritikoi për deklaratën), por fatkeqësisht nuk e ke kuptuar mesazhin për të gjitha nënat dhe gratë shqiptare. Le t’i hapin sytë e le të zgjohen nga gjumi…nuk ka shaka me këto tema. Do ishte humor i zi nëse dikush bën shaka për nënat që 99% e kanë këtë problem në shtëpi, Kosovë e Shqipëri ku normal është prezente skamja. 90% popull fukara. Normal që burrat që i thonë vetes burrë, i kanë nga 3-4 dashnore e gratë rrinë në shtëpi e rrisin fëmijët dhe në fund zgjohen nga gjumi e ju bëjnë kafen e mëngjesit. Bravo për të gjitha ato që heshtin dhe durojnë”, shkruan ish-partneri i Nora Istrefit.

Nuk dihet nëse ky është mendimi i vërtetë i Robertit, apo këngëtari po përpiqet të bëjë ironi!


TË NGJASHME