HomeShowbiz

E mërzitur por krenare, Natalia pozon “pranë” Kobe dhe Gianna-s

Para më shumë se 1 muaj, basketbollisti legjendarë Kobe Bryant humbi jetën në një aksident tragjik me helikopter.

Së bashku me të humbi jetën edhe vajza e tij Gianna, e cila poashtu ishte basketbolliste dhe po ndiqte rrugën e babait të saj.

Së fundmi gruaja e basketbollistit Vanessa, ka publikuar një fotografi të vajzës së saj Natalia, e cila ka pozuar afër një murali ku shihen Kobe dhe Gianna.

Ajo duket sa e mërzitur aq edhe krenare që kishte një baba dhe një motër të tillë.

Kujtojmë që vdekja tragjike e Kobe Bryant, vajzës së tij dhe pjesës tjetër të ekuipazhit që gjendeshin në helikopter, ka bërë me lot në sy miliona fansa anë e mbanë nëpër botë.


TË NGJASHME