HomeShowbiz

E motra PR për Taulant Ballën, ja çfarë bën ajo

Alba Balla, motra e Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Taulant Balla në një postim në Instagram ka zbuluar një ‘sekret’ për të vëllain.

Ky i fundit ka hapur llogarinë e tij në Instagram. Ndërsa lajmin e ka bërë të ditur motra, Alba.

Në një postim të sajin në rrjetin social Alba publikon profilin e llogarisë të sapo hapur të Ballës.

“Instagrami u bë më interesant”, shkruan ajo krahas fotos. Në njëfarë mënyre motra i bën PR vëllait dhe kështu Balla nuk ka nevojë të punësojë dikë.

Kujtojmë se Alba është personazh jo pak i lakuar në media. Ish-kryeministri Berisha e ka bërë atë disa herë subjekt në Kuvend.


TË NGJASHME