HomeShowbiz

E nominuar për herë të parë në Oscar – Scarlett Johansson rrëmben dy kategori për “Jojo Rabbit” dhe “Marriage Story”

Scarlett Johansson është nominuar për herë të parë në Oscar – dy herë.

Aktorja të hënën jo vetëm që shënoi nominimin e parë për çmimet Oscar, por u bë njëra prej yjeve të rralla që u u nominua në dy kategori në të njëjtin vit.

Johansson ishte nominuar në kategorinë ‘Aktorja më e mirë mbështetëse’ për punën e saj në “Jojo Rabbit” dhe gjithashtu si ‘Aktorja më e mirë’ për filmin “Marriage Story”.

Scarlet Johansson (Foto: Kimberley French)

Aktorja e fundit që shënoi dy nominime për çmimet Oscar ishte Cate Blanchett, ku thuajse ka kaluar më shumë se një dekadë që kryesoi kategoritë për “Elizabeth: The Golden Age” dhe në kategorinë mbështetëse për “I’m not there”.

Përpara saj, Jamie Foxx po ashtu shënoi nominimin e parë dhe të dytë në të njëjtin vit për rolin në “Ray” dhe “Collateral”, ndërsa u nominua në kategoritë e njëjta me Johansson.

Në kategorinë e aktores kryesore, Johansson do të garojë kundër Kathy Bates (“Richard Jewell”), Laura Dern (“Marriage Story”), Florence Pugh (“Little Woman”) dhe Margot Robbie (“Bombshell”).

Scarlett Johansson (Foto: YouTube)

Asnjë aktor/e nuk ka rrëmbyer dy çmime të Oscarit në vitin e njëjtë.

Sipas raportimeve, shtatë aktorë kanë fituar të paktën një çmim, edhe pse ishin kandidatë të dyfishtë.


TË NGJASHME