HomeLajme

E pabesueshme, akulli në Antarktidë bëhet i gjelbërt

Keni menduar se bora mund të ishte e bardhë në Antaktidë mirëpo jo në këtë periudhë. Pjesa e bregut ka marrë një tonalitet të gjelbër, që i jep peisazhit një pamje jashtëtokësore duke shqetësuar kështu komunitetin shkencor që banon aty pranë.

Arsyeja gjithsesi është shqetësuese. Ngjyra e veçantë varet nga disa alga, që kanë filluar të rriten gjithmonë e më shumë në ato zona dikur totalisht të pabanueshme.
Një ekip i universitetit të Cambridge ka krijuar një hartë në bazë të vëzhgimeve satelitore që mundëson një parashikim mbi rritjen e këtij fenomeni.

“Algat rriten aty ku ka temperaturë më të lartë, pak poshtë zeros”, shpjegon Andrew Gray, që kryeson ekipin studimor.
Shkaku kryesor thonë se janë ndryshimet klimaterike.


TË NGJASHME