HomeShowbiz

E pabesueshme! Endri dhe Stefi nxjerrin së shpejti këngën në anglisht, ja titulli

Të ftuar në Gota Show përballë moderatorit Silvi Fort ishin ulur dy vëllezërit korçarë, të preferuarit e publikut, jo vetëm atij shqiptar në Shqipëri por edhe në Diasporë, bëhet fjalë për Endri dhe Stefi Prifti.

Të pyetur nga modertori Silvi Fort, në lidhje me ndonjë projekt të ri nga të dy vëllezërit, ata u shprehën se kanë punuar dhe shumë shpejt do të nxjerrin edhe këngën e tyre të re, të kënduar vetëm në anglisht, kënga do të mbajë titullin “Kristal”.

Silvi Fort: Çfarë duhet të ndodhë që Endri dhe Stefi të bëjnë këngë në anglisht për tregun botëror?

Stefi Prifti: E kemi menduar. Ka kohë që e kemi menduar dhe një këngë thuajse e kemi gati.

Endri Prifti: Është gati!

Silvi Fort: Është e gjitha në anglisht?

Vëllezërit Prifti: Po e gjitha në anglisht.

Silvi Fort: Si është titulli i këngës?

Endri Prifti: Kënga fillimisht do të dalë në shqip, është një këngë që unë e kam krijuar shumë vite përpara, është nga ato këngë që ngelen gjithmonë ngaqë dëshiron që t’i bësh sa më mirë sa më bukur dhe është një poezi e të madhit Ismail Kadare. Unë kam kontaktuar disa njerëz për ta përkthyer tekstin, për fatin tim të mirë një profesor në Korçë që quhet Alfred Kola, ai e kishte përkthyer për qejfin e tij sepse ai merret me atë punë, e ka profesionin e tij dhe kur unë e takova i thashë, profesor vetëm ti mund ta bësh këtë gjë dhe më tha e ke në faqen time dhe mos u lodh se e ke gati.

Silvi Fort: Titulli?

Stefi Prifti: Kristal.

Kjo është kënga e parë e Endrit dhe Stefit në anglisht dhe këtë lajm e dhanë ekskluzivisht për emisionin Gota Show.


TË NGJASHME