HomeShowbiz

E pabesueshme! The Simpson ka parashikuar vdekjen e George Floyd?

Ngjarjet historike që kanë ndodhur në vend janë parashikuar në disa raste nga seriali i animuar The Simpson. Njerëzit habiten kur mësojnë se ky serial i prodhuar shumë vite më parë ka parashikuar ekzaktësisht të njëjtat gjëra që kanë ndodhur në këto vite.

Mirëpo në rrjetet sociale po qarkullon një foto ku shihet emri i George Floyd dhe njerëzit po çmenden nga ideja se kjo gjë është parashikuar vite më parë.

Mirëpo duket se këtë rradhë Simpson nuk paska parashikuar asgjë. Pasi fotoja është një krijim i Yuri Pomo, një krijues italian që njihet për animime të tilla. Vitin e kaluar, Pomo u bë i famshëm pasi shndërroi shumë VIP-a në personazhe të Simpsons nëpërmjet animimit.

Ndërsa fotot e lidhura me Floyd, ai i ka krijuar së fundmi, duke u frymëzuar nga situata aktuale në SHBA.

Pomo krijoi dy foto të animuara; një që tregonte momentin kur polici mbante këmbën në qafën e Floyd dhe një tjetër në kujtim të tij, me në sfond një pankartë ku shkruhej “Drejtësi për George-in”.


TË NGJASHME