HomeLajme

E padëgjuar/ Qytetarët e Uellsit nisin peticionin: T’i vihet penís dragoit në çdo flamur

Mund të duket e pabesueshme por qytetarët në Uells kanë nisur një peticion për t’i dhënë dragoit të kuq të flamurit kombëtar një “shndritje” të privatësisë së tij, duke i shtuar penísin.

Peticioni ka marrë formë zyrtare dhe nismëtari i tij ka qenë artisti Rhyn Williams, pasi kishte bërë disa kërkime për dragoin e lashtë uellsian, ku sipas tij është e turpshme që dragoit në flamurin e shtetit i mungon pjesa e tij mashkullore. Në krye të peticionit është kërkesa “Kërkojmë që në gjitha paraqitjet e dragoit tonë të kuq t’i shtohet penísi”, dhe vetëm në minutat e para të publikimit u mblodhën menjëherë 400 firma.

Sipas South Wales Argus, përkrahësit e kësaj nisme janë plot shpresë që do të arrijnë ndryshimin. Ata përdorin si argument jo vetëm historinë por gjithashtu miliona monedha që shfaqin dragoin uellsian e kanë penísin e tij në to, ndërsa flamuri kombëtar jo./ GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME