HomeShowbiz

E paparashikueshme! Elvana Gjata thyen rregullat

Veshja e Elvana Gjatës në “Class Fashion Show” mund të jetë shumë gjëra, përveçse një veshje e rastit. Duket se këngëtarja, e cila në daljet e saj dallon për stilin minimalist/elegant, këtë herë doli nga zona e rehatisë dhe guxoi me një pamje që s’mund të ishte kurrsesi e padukshme në mesin e një eventi, kodi i veshjes i të cilit ishin fustanet e gjatë elegantë.

Elvana zgjodhi një kombinim nga koleksioni Vjeshtë 2019 i dizajneres italiane Alberta Ferretti.

E bardhë nga koka te këmbët, veshja e Elvanës përfshin pantallona të gjera me bel të lartë, xhaketë nën pantallona, shoqëruar me çizme në stil kauboj, kapele dhe dorashka.

Për krijimin e këtij koleksioni, Ferretti u frymëzua nga veshjet e burrave në vitet ’80; xhinset me bel të lartë, pantallonat e lëkurës, trikot e thurura dhe pantallonat e gjera.

“Moda ka të bëjë me guximin dhe të shprehurit të vetes, të qenurit unik dhe ndryshe,” u shpreh dizajnerja për koleksionin.

Nuk është hera e parë që Elvana tregon se për të, moda nuk ka gjini. Në koncertin e promovimit të albumit EP “3”, veshja e këngëtares, krijuar nga dizajneri Valdrin Sahiti, ishte një xhaketë burrash, sjellë ndryshe përmes detajeve të tylit dhe trëndafilit të bardhë.


TË NGJASHME