HomeLifestyle

E papërgjegjshme, gënjeu vetëm për të bërë thonjtë

Një grua e infektuar me koronavirus në SHBA, ka gënjyer estetisten duke i thënë se tashmë ishte e shëruar nga virusi dhe se do të shkonte për të bërë thonjtë në sallonin e saj.

Estetistja e ka pyetur nëse është infektuar e infektuar apo e ka kaluar Covid-19, gruaja ka zgjedhur të gënjej dhe i ka thënë asaj se e ka kaluar koronavirusin dhe se tashmë është shëruar.

Pasi është larguar nga qendra e bukurisë gruaja i ka shkruar edhe një herë estetistes për t’i thënë se ajo dhe personeli duhet të karantinohen sepse ajo vetë kishte rezultuar e infektuar dy ditë më parë.

Në mesazhin që gruaja i kishte dërguar estetistes shkruhej: Ndihem shumë keq që nuk tregova, por më duhej dëshpërimisht të bëja thonjtë. Kam dalë pozitive me virus dy ditë më parë kështu që ju lutem karantinohuni.

Estetistja e revoltuar pasi e ka kuptuar se ishte e infektuar, është revoltuar dhe ka postuar bisedën në rrjetet sociale. Edhe pse e fshiu pak më vonë, kjo bisedë u bë virale.

Estetistja Taylor i shkruan: Unë ju pyeta para se të vinit nëse ishit ekspozuar ndaj virusit dhe nëse e kishit kaluar.

Ndërsa klientja u justifikua me dëshpërimin që ndjente: Thjesht isha e dëshpëruar, doja të dilja nga shtëpia, qëndrova në karantinë për dy ditë. Doja të bëja thonjtë nga dëshpërimi.

Të shumtë kanë qenë komentet kritikuese, ku e quajnë gruan të papërgjegjshme. Madje disa prej tyre janë shprehur se ajo ka dashur qëllimisht të përhapë koronavirusin në mënyrë dashakeqe.

Ndërsa ky rast është raportuar edhe tek autoritetet shëndetësore amerikane.


TË NGJASHME