HomePolitikë

E papritur/ Turqia ndryshon emrin!

Autoritet qeverisëse në Turqi kanë vendosur që të ndryshojnë emrin e shtetit të tyre, ka njoftuar televizioni lokal “TRT”.

“Presidenti Rexhep Taip Erdogan ka paralajmëruar ndryshimin e emrit të shtetit nga “Turkey” në “Türkiye”, pasi emri I dytë, Türkiye, përfaqëson kulturën, civilizimin dhe vlerat e popullit turk në mënyrën më të mirë të mundshme”, thuhej në televizionin turk.

Ndërkohë ky nuk është intrepretimi i vetëm që i bëhet këtij vendimi për të ndryshuar emrin e Turqisë. Disa media të tjera shkruajnë se ndryshimi i emrit, për të cilin presidenti Erdogan tha se do të përdoret në të gjitha komunikimet zyrtare dhe do të miratohet në faqet e internetit të qeverisë, është bërë për t’u larguar nga gjeli i detit që zbukuron tryezat amerikane në ditën e Falënderimeve.

Marka e re e eksportit të Turqisë tani është Türkiye, të gjitha produktet që eksportohen jashtë vendit duhet të përmbajnë pikërisht këtë version të emrit të vendit – Made in Türkiye.

Kujtojmë që ndryshimi i emrit të një shteti nuk është diçka dhe aq e pamundur apo e rrallë, pasi më parë e ka bërë Holanda dhe së fundmi Maqedonia.


TË NGJASHME