HomeShowbiz

E paragjykonin për besimin e saj fetar, heq dorë nga karriera

Halima Aden është modelja e parë myslimane që u shfaq me shami në numrin e revistës më të njohur ‘Sports illustrated’.

Aden jetoi në një kamp refugjatësh në Kenia para se të transferohej në Shtetet e Bashkuara. Disa vjet më vonë, familja e saj u transferua në St. Louis, Misuri.

Modelja myslimane ‘hapi zemrën’ e saj në Instagram duke përshkruar vështërsitë që hasi në ‘kaosin toksik të quajtur modë’.

Postimet e saj sipas CNN thonë se ajo duhet të kapërcente lutjet të vishte rroba me të cilat nuk ndihej rehat dhe i dukej sikur po tradhëtonte vlerat e saj.

Dhe vetëm prej kësaj, ajo u detyrua të hiqte dorë nga një karrierë e shkëlqyer në modeling pasi u ndie nën presion duke rrezikuar besimet e saj fetare.

Sidoqoftë, megjithëse Aden po tërhiqet nga pasarela, Aden nxitoi të sqarojë se do të lëvizë në fushën e modës, por sipas kushteve të saj.


TË NGJASHME