HomeShowbiz

E paskemi shqiptuar gabim emrin e Rihanna-s. Këngëtarja na e tregoi qartë

Këngëtarja e mirënjohur botërore Rihanna tashmë prej vitesh është pjesë e showbizzit, por paska diçka që se paskemi ditur dhe ka të bëjë pikërisht me emrin e saj. Me sa duket, emri i saj nuk shqiptohet ashtu siç e kemi shqiptuar gjithmonë dhe këngëtarja është kujdesur të na e vë në dukje këtë gjë.

Në një video ku prezantonte koleksionin e ri të Fenty Beauty, ajo shqipton emrin e saj dhe nuk është Ree-ah-nah (apo Rihana siç e shqiptojmë ne), por është Ree-anna (lexo: Ri-ena).

Por shumë njerëz mendojnë se kjo gjë ka të bëjë me ndryshimin ndërmjet theksit amerikan (Ree-ah-nah) dhe atij anglez (Ree-anna), ndërsa të tjerë mendojnë se ky gabim është i pajustifikueshëm.


TË NGJASHME