HomeLajmi i Fundit

E pazakontë/ Qytetari gjerman protestë ndaj Merkel: “Mjaft më me globalizmin politik”

Një ngjarje e çuditshme është raportuar të ketë ndodhur në portat e zyrës së kancelares gjermane, Angela Merkel. Bëhet fjalë për një makinë e cila në mënyrë të papritur është përplasur me dyert e zyrës.

Në fakt duket se kjo përplasje ka qënë e planifikuar për shkak se në njërën anë të automjetit shkruhet “Mjaft më me globalizmin politik”.

Policia e Berlinit shkroi në Twitter se “Kolegët tanë janë aktualisht në skenë në zyrën e Kancelares së bashku me policinë federale. Një makinë është duke qëndruar në portën e ndërtesës – ne jemi në proces të sqarimit nëse shoferi hyri brenda godinës. I dyshuari është marrë në paraburgim nga policia. Po ndjekim informacionin për rastin”.

Makina dhe porta metalike pësuan dëme të lehta, por ajo që tërhoqi vëmendje ishte simbolika e veprimit të bërë që dukshëm është një protestë lidhur me strategjinë politike që po ndjek Gjermania.

Ngjarja ndodhi pikërisht përgjatë një takimi të rëndësishëm të kancelares Merkel, pasi ajo po zhvillonte një diskutim me kryeministrat e shtetit gjerman, për vijimin e mëtejshëm të masave parandaluese dhe bllokuese për të gjithë vendin në kuadër të situatës epidemiologjike.

Raportohet se viktima nuk ka pasur, por që autori i ngjarjes do të shoqërohet për veprime të mëtejshme, nga grupi hetimor.