HomeSociale

E përplas makina, këmbësorja me urgjencë drejt Tiranës, kapet shoferi

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 27-vjeçari, autor i një aksidenti në këtë qytet. Në pranga ka rënë i riu J. Gj., i cili ka përplasur një këmbësore, teksa ka qenë duke lëvizur me mjetin tip “Volkswagen”.

Nga përplasja, këmbësorja M. H. ka pësuar lëndime dhe është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë mjekim.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan,  arrestuan në flagrancë shtetasin:

  • J.Gj., 27 vjeç, banues në Elbasan, pasi në Bulevardin “Qemal Stafa”, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen M.H., e cila është transportuar në Spitalin e  Traumës Tiranë, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materiale hetimor i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.


TË NGJASHME