HomeLajme

E përplas makina, në gjendje të rëndë drejtuesi i motorit

Një tjetër aksident i rëndë është shënuar në vendin tonë. Ngjarja ka ndodhur tek kryqezimi i Shënkollit pak minuta me pare, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur rëndë.

Mësohet se një makinë është përplasur me një motor ku ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i ketij te fundit, i cili është dërguar për në spitalin rajonal të Lezhës.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po heton lidhur me zbardhjen e shkaqeve.


TË NGJASHME