HomeShowbiz

E quajtën të pavlerë, reagon ashpër moderatorja e njohur

Albana Osmani është një nga moderatoret më të komentuara për fondacionin që ajo ka krijuar “Je një luledielli” për të gjithë fëmijët në nevojë.

Moderatorja ka shpërthyer sot me një status në Instagram, ku dënon veprimet e atyre njerëzve që i kontrollojnë profilin dhe hapin profile false për ta fyer.

“Ju drejtohem monstrave që janë atje jashtë, duke kontrolluar në fshehtësi profilin tim publik, duke pritur të shprehin urrejtjen të shkatërrojnë në çdo formë çdo punë të mirë dhe që rrinë çdo ditë duke hapur profile false duke thënë që jam një e pavlerë, thjesht një vajzë televizioni etj, që rrini duke i shkruar qoftë dhe një njeriu të vetëm që blen një bluzë me luledielli për bamirësi”.

Moderatorja u bën thirrje miqve ta shpërndajnë këtë mesazh ndërsa shprehet se ka me vete gjithë dashurinë e njerëzve dhe të Zotit.


TË NGJASHME