HomeLajmi i Fundit

E rëndë! Babai ngacmon seksualisht të bijën 18-vjeçare

Policia në Maliq të Korçës ka arrestuar një 37-vjeçar me iniciale R.M., pasi ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij 18-vjeçare.

Materialet i kanë kaluar Gjykatës së Korçës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Maliq

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. M., 37 vjeç, pasi dyshohet se ky shtetas ka konsumuar elementë të veprës penale “Ngacmimi seksual”, me vajzën e tij 18-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

K.S/GotaNews