HomeSport

E rëndë/ Humb jetën në moshë të re lojtari Atletico Madridit

Një ngjarje e rëndë, ka tronditur ditën e sotme botën e futbollit dhe jo vetëm. Lojtari 14-vjeçar i Atletico Madrid, Kristian Minkola ka humbur jetën.

Lajmi i hidhur, u bë i ditur nga një postim në faqen zyrtare të klubit madrilen. Shkaqet për vdekjen e të riut mbeten akoma të paqarta.

“Ne jemi të tronditur nga lajmi i trishtuar i vdekjes së lojtarit tonë dhe ndjejmë thellësisht keqardhje për humbjen e tij. Atlétiko Madrid dhe e gjithë familja jonë do të jenë pranë familjes dhe miqve të Kristianit në këto momente dhimbjeje.”, u shpreh presidenti i Atletikos, Enrike Serezo.


TË NGJASHME