HomeRajon

E rëndë në Itali, shqiptari qëllon me armë zjarri bashkëkombasin

Një shqiptar ka qëlluar me armë zjarri një bashkëkombasin e tij. Ngjarja ka ndodhur natën vonë të së hënës në Frosinone përpara një lokali në këtë qytet.

“Ilmessaggero” shkruan se shqiptarët kanë pasur një grindje të dhunshme midis tyre pas së cilës, një 37 vjeçar është larguar për një kohë të shkurtër dhe është rikthyer me një armë, duke pritur që rivali i tij të hyjë në makinë.

Në këtë moment, ai e ka qëlluar me pistoletë në kokë, duke e lënë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Të dy shqiptarët janë banues në Frosinone dhe të dy posedojnë një leje qëndrimi në territorin italian. Burri i plagosur u transferua në Poliklinikën “Umberto I” në Romë, ku iu nënshtrua një operacioni delikat kirurgjikal, i cili i ka lejuar nxjerrjen e plumbit nga kafka. Aktualisht gjendja e tij nuk dihet.

Organet e hetimit kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, për të identifikuar autorin e vrasjes së mbetur në tentativë. Vetë 37 vjeçari është paraqitur vullnetarisht në komisariat. Pistoleta me të cilën qëlloi 27 vjeçarin, ishte e vjedhur më 8 dhjetor në Ceccano.

Mediat italiane shkruajnë se dyshimet pas vrasjes së mbetur në tentativë duket se ka ardhur pas një përplasje mbi kontrollin e prostitucionit në zonë. Për momentin, burri është në gjendje paraburgimi dhe nuk dihet nëse ai ka rrëfyer motivet e krimit.


TË NGJASHME