HomeLajme

E rëndë në Kamëz/ Punonjësit mbajnë peng kolegun në frigoriferin e mishit: Do të vrásim!

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Kamëz, pasi një i ri 30 vjeç nuk është pritur aspak mirë nga stafi i punës së re ku ka filluar. Ai ka nisur punë në një kompani që merret me tregtimin e mishit të shpendëve. Por pjesa tjetër e punonjësve e kanë marrë inat sepse ai u kishte zënë vendin e punës të shokut të tyre.

Por ngjarja ka shkuar më tej pasi shoferi i pronarit, një vajzë e re, dhe dy transportues, kulmuan me rráhjen e të riut që punonte shofer dhe që për çdo gjë i gjendej një shkak për t’ja vështirësuar jetën në punë. Jo vetëm kaq, por i riu me inicialet K.O., pasi e kanë rráhur, e kanë futur në frigoriferin ku mbahen ngarkesat me mish të ngrirë, në mënyrë që të reflektonte dhe t’i tregohej se ishte i papranuar. Ngjarja e rëndë, sipas burimeve shumë të sigurta pranë polícisë numër 6 në Kamëz, ka ndodhur në ambientet e brendshme të firmës.

Polícia i tregoi se pas denòncimit ka vepruar me marrjen në pyetje të të kallëzuarve, ndërsa ka administruar kamerat e sigurisë prej nga ku do të provohen pretendimet e të riut, i punësuar rishtazi në biznesin privat, por i refuzuar nga miqtë e personit që ai zëvendësoi për fatin e tij të keq. I riu i shpjegon polícisë se përfundoi në komisariat për të treguar se çfarë i ndodhi nga frika se mos e vrísnin dhe jo nga frika se mos humbiste punën, duke qenë se shoferi i pronarit, pasi “e këshilloi” duke e futur në frigorifer, i tha: “Do të vrásim”.

“Merrem me shitjen e produktit të mishit të pulave, kryesisht nëpër dyqanet e Tiranës”, – e ka nisur prezantimin e pazakontë në políci 30-vjeçari. Ai, pasi ka treguar adresën e ndërmarrjes, u tha agjentëve se nisi punë 5 muaj përpara se sherri të kulmonte me mbylljen në frigorifer, por që asnjë nga ditët nuk ka qenë e lehtë për të. Megjithatë, ka duruar me besimin se situata do ndryshonte dhe kolegët do qetësoheshin që u ishte hequr nga puna shoku i tyre. Por debatet e para, i ka pasur me menaxheren, e cila, sipas tij i ngarkonte mall pa dijeninë e tij.

“Pas këtyre fërkimeve, u përfshinë dy persona të tjerë dhe pronari më tha: ‘U bëre ti të bësh komplote të heqësh njerëz nga puna’”, ka thënë në políci. Pikërisht pronari i ka kërkuar telefonin dhe një person tjetër që punonte si shpërndarës mishi në Kavajë, me inicialet P.K., është afruar dhe e ka gòditur. “Këta persona më gjuajtën me shpulla, me shkelma e grushte, i ndihmoi edhe truproja e pronarit, të cilit nuk ia di emrin. Por ai më mbante dhe këta më qéllonin. Më pas më tërhoqi F., më futi në frigorifer, dukë më thënë: “Aty do rrish, aty’”.

I riu kujton i tmerruar mbylljen në frigorifer dhe kohën që nuk kalonte dhe më vonë aty ka hyrë truproja i pronarit që e ka nxjerrë dhe sërish e ka qélluar. Ai shton se i pyeti, pse po silleshin në këtë mënyrë me të, kur ishte i përkushtuar në detyrë dhe respektonte çdo rregull. “Të futëm në frigorifer, sepse të kemi vënë përgjues në makinë dhe të dëgjojmë fare mirë çfarë thua”, – i janë përgjigjur të dyshuarit. I riu i thotë polícisë se ka besim tek ata, pasi si “shuplakë” të fundit kur e nxorën nga frigoriferi, ishte paralajmërimi: “Do të vrásim ty dhe familjen po hape gojë”. Polícia thotë, se megjithëse kontrolloi për kamera, ato janë jo funksionale, gjë që mbetet e dyshimtë. Megjithëse është kërkuar ekspertizë, nuk ka ende një rezultat se përse polícia nuk po realizon dot kthimin e pamjeve, apo çdo ndërhyrje në sistem që do të provojnë dhe vërtetojnë pengmarrjen e të riut dhe që do t’i jepte atij një mbështetje pas besimit që tregoi tek polícia.

Por kjo e fundit, shton se ka pyetur të gjithë personat, përfshi menaxheren, e cila këmbëngul se nuk ka parë asgjë. Dëshmitari tjetër që punon shpërndarës i mishit në Kavajë, shton se e takoi të riun për herë të parë ditën kur ai pretendon se u sùlmua dhe sipas procesverbalit, edhe ai nuk ka parë asgjë. Ndërkohë që pronari ka shtuar se nuk e ka parasysh se për cilin punonjës bëhet fjalë, pasi nuk i njeh mirë të gjithë dhe se biznesin e ka dhënë me qira. Por ai pranon që ka parë një fërkim mes punonjësve, e megjithatë përjashton veten nga ky incident skandaloz me një punonjës.

I akùzuari që e futi atë në frigorifer, kujton se dëgjoi të bërtitura dhe doli me shpejtësi jashtë zyrës. “E kapa për krahu punonjësin, nuk e kam gòditur në asnjë moment dhe në momentin që u kap tek brava e derës, me siguri aty është gërvishtur dhe i janë bërë shenjat”, – dëshmon i akuzuari, si edhe të tjerët. Secili prej tyre e përshkruajnë të riun e kércënuar si një person që u nevrikos befas dhe që ata iu lutën të qetësohej, por përkundrazi, ai ishte bërë më tepër agresiv. Të gjitha këto përplasje deklaratash dhe shenjat në trupin e të riut, tregojnë të kundërtën se ai u dhùnua./ Burimi: Gazeta SI


TË NGJASHME