HomeLajmi i Fundit

E rëndë në Mat, përdhúnoi të miturën dhe i “mbylli gojën”, árrestohet 47 vjeçari

Një ngjajre e rëndë ka ndodhur në Mat, ku një 47-vjeçar ka përdhúnuar një të mitur të moshës 12 vjeç. Ngjarja ka ndodhur dy javë më parë, ndërkohë denóncimi është kryer sot.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë ndalimi i shtetasit U. C., 47 vjeç, banues në Mat, pasi dyshohet se rreth dy javë më parë ka kryer marrdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçe, dhe me datë 01.12.2021, shtetasi U. C, e ka kanosur atë për të mos treguar.

E mitura së bashku me familjarët ngjarjen në fjalë e kanë kallzuar në Komisariat ditën e djeshme, dhe materialet procedurale në ngarkim të shtetasit U. C., i kaluan Prokurorisë Mat për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, dhe “Kanosja””.


TË NGJASHME