Lajme Lajmi i Fundit

E rëndë në Tiranë, 26-vjeçari qëllohet me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të enjteje në Tiranë. Një person është qëlluar me armë zjarri në rrugën “Myslym Shyri” dhe ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

“Dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri një shtetas, ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç, pranë një objekti në rikonstruksion”- njofton policia.

I plagosuri eshte transportuar ne spital, nderkohe qe policia ka nisur hetimet per zbardhjen e ngjarjes.

I plagosuri, ndodhet ne gjendje kome ne spital, pasi plumbi e ka prekur ne koke. Policia ka marrë në pyetje punëtorët e pallatit, si dhe pronarin, për sqarimin e rrethanave te ngjarjes se rende.

INFORMACIONI PARAPRAK 

Sot rreth orës 11:30 në rrugën “Myslym Shyri”, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri një shtetas, ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç, pranë një objekti në rikonstruksion.

Shtetasit i është dhënë ndihma e parë dhe u transportua në spital për ndihmë të specializuar.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Related posts

Gjykata ndryshon masën e sigurisë për një nga anëtarët e grupit “Bajri”

Xhensila Gotanews

Euro nuk po ndal rënien, ja me sa u këmbye sot

Mila

Situatë e tensionuar në Kavajë

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!