HomeSport

E rrallë/ Holanda lejon vajzat të luajnë në ekipet e meshkujve

Federata e Futbollit në Holandë ka marrë një vendim të rrallë që mbase shumë pak kujt i ka shkuar në mendje deri tani.

Nga sezoni i ardhshëm i futbollit, femrat që luajnë futboll në ekipet amatore mund t’u bashkohen ekipeve profesioniste të meshkujve.

Ky vendim i marrë nga holandezët mund të hyjë në histori, duke e bërë atë shetin e vetëm që lejon futboll të përzier profesionist.

Por ky vendim nuk vjen nga hiçi, pasi Holanda e ka provuar më parë lojën e përzier dhe sipas tyre nuk ka asnjë pengesë që kjo gjë të mos lejohet.

Me këtë hap të ri në futboll pritet një revolucion në lojën më popullore në botë.


TË NGJASHME