HomeSport

E shau nga nëna shqiptare/ Reagon futbollisti i Austrisë me mesazh në gjuhën shqipe

Ndeshja e djeshme midis Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë, e cila përfundoi me fitoren e kësaj të fundit, ka prodhuar edhe polemika midis futbollistëve në fushë.

Marko Arnautoviç, për të cilin thuhet se ka origjinë shqiptare, ofendoi me fjalë raciste shqiptarin Alioski, që aktivizohet me maqedonasit, gjatë një momenti nervozizmi.

Marko Arnautoviç e shau Alioskin nga nëna e tij shqiptare, por me sa duket sot është penduar për një veprim të tillë.

Në rrjetet sociale ai ka postuar një mesazh, ku në fund të tij shkruan shqip “Më falni”.

Lojtari i Austrisë shkruan:

“Përdora një gjuhë urrejtjeje mes emocioneve në këtë ndeshje dhe për të cilat unë kërkoj falje. Më saktësisht për miqtë e mi nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Dua të qartësoj dicka: “Nuk jam racist”. Kam shokë nga secili shtet. Kush më njeh mua e di këtë gjë. Më falni!”

Reagimi “mea culpa” i Arnautoviç mund të ketë ardhur edhe si shkak i frikës nga ndonjë dënim i mundshëm nga UEFA.


TË NGJASHME