HomePolitikë

E skualifikoi KLP-ja, Gjykata rrëzon padinë e kandidatit Alushaj

Gjykata Administrative e Apelit ka rrëzuar padinë e prokurorit Lulzim Alushaj, i cili u skualifikua nga gara për Kryeprokuror nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Alushaj pretendon se KLP ka shkelur ligjin pasi ka mbajtur dy standarde. “Më 17 qershor kur u mbyll gara për Prokuror të përgjithshëm, duhet të ishte skualifikuar edhe kandidati tjetër Olsian Çela i cili s’kishte kaluar vettingun”, ka thënë ai.

Ndërkohë Alushaj i kërkon trupës gjykuese të kryesuar nga Kastriot Selita që ta quaj të paligjshme garën për Prokuror të Përgjithshëm. Pasi sipas Alushajt KLP nuk ka respektuar ligjin për zhvillimin e garës.

Alushaj shprehet se diploma e tij është lëshuar në 15 qershor në vitin 2004 dhe pretendon se i plotëson 15 vite pune si jurist i spikatur.

Përfaqësuesi i Këshillit të Lartë të prokurorisë në parashtrimin e tij thekson se zoti Çela ishte në proces rivlerësimi dhe ligji për garën për Prokurorin e Përgjithshëm nuk e pengon një kandidat prokuror që se ka kaluar vettingun që të kandidojë. “Këshilli ishte i detyruar të priste përfundimin e rivlerësimit për kandidatin që erdhi nga radhët e prokurorisë”, tha ai.

Në një deklaratë për mediat Alushaj tha se ai do të ankimojë vendimin në fjalë, që sipas tij ishte i padrejtë. Ndërkohë Alushaj tha se vendimi i KLP është precedent i rrezikshëm.

“Sot u shpall despozitivi, që është vendim për rrëzimin e kërkesë-padisë. Unë nuk u mora me procese anti gjyqësore, por me diskutime dhe çështja të prokurorisë. Vendimmarrja e KLP është e cunuar jo ligjore dhje do të ketë pasoja. Është precedent i rrezikshëm. I bie që afatet ligjore t’i ndryshoni sipas interesit. KLP më kërkoi dokumente shtesë, që ishte për Formularin e Autoritetit të Dosjeve. Ka qenë një garë jo ligjore për faktin sepse për kandidatë të caktuar është shtyrë afati, ndërsa për mua është marrë i mirëqenë ai. Është precedent i rrezikshëm, ku qytetarët mund të përballen me shkelje të ndryshme. Unë do e ankimojë këtë vend”, tha Alushaj.


TË NGJASHME