HomeLajmi i Fundit

E tmerrshme! Vritet me armë zjarri një 34-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Mirditë, ku një 34 vjeçar ka mbetur i vrarë me armë zjarri. Policia ka bërë me dije se në fshatin Zall Xhuxhë në Fan – Mirditë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi E.Z. 34 vjeç, banues në Kurbin.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë në mbështetje edhe nga forcat policore të Drejtorisë, po bëhet mbikqyrja e zones me qëllim kapjen e autorit.