HomeShowbiz

E trishtë! Bebe Rexha mes lotësh tregon sëmundjen e saj

Bebe Rexha, këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, së fundmi, ka ndarë me fansat një problem shëndetësor, që e shqetësonte prej kohësh.

Në llogarinë e saj në Twitter, Bebe ka ndarë me ndjekësit e saj, se nuk mund të gjente arsyen se pse disa herë nuk kishte dëshirë të dilte nga shtëpia dhe të ishte me miqtë e saj. Apo se pse, në disa momente të tjera, kishte energji të pashterueshme dhe nuk mund të flinte apo të ndalonte së bëri muzikë.

“Jam bipolare dhe nuk më vjen më turp për këtë gjë”, ka shkruar këngëtarja 29-vjeçare në postimin e saj më të fundit ku ka shtuar se ishte duke qarë.

Ajo ka shpresuar që fansat ta pranojnë kështu siç është dhe komentet e shumta kanë qenë një përkrahje e madhe për këngëtaren.


TË NGJASHME