HomeSport

E turpshme, biletat e ndeshjes Maqedoni-Kosovë nuk shpërndahen në qytetet ku jetojnë shqiptarë

Racizmi është një prej problemeve më të mëdha që përballet futbolli. Kohëve të fundit, janë shënuar një seri episodesh raciste, me në qendër futbollistë të ndryshëm në disa prej ligave kryesore të Europës.

Një tjetër rast, vjen nga një vend fqinj yni. Këtë muaj, do të zhvillohet ndeshja e palyoff për një vend në “Euro 2020”, mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Nga frika se në këtë sfidë do të ketë më shumë shqiptarë sesa maqedonas, Federata e Futbollit të Maqedonisë, ka bërë një akt të turpshëm. Biletat në këtë sfidë janë nxjerrë në shitje në të gjitha qytetet e Maqedonisë së Veriut, përveç atyre qyteteve që jetojnë shqiptarë si Tetova, Gostivar, Struga e Kumanova.

E pra edhe ky është një rast i pastër racizmi, që duhet hetuar dhe s’duhet lejuar të përsëritet.


TË NGJASHME