HomeShowbiz

E veshur komplet me të kuqe dhe tepër joshëse, kush është stilisti shqiptar që krijoi fustanin e Beyonce-s (Foto)

Këngëtarja e njohur botërore, Beyonce ka surprizuar të gjithë shqiptarët me fotot e publikuara së fundmi.

Ajo shfaqet e veshur me një fustan joshës, me ngjyrë të kuqe deri në fund të këmbëve.

Mirëpo, jo gjithçka mbaron me kaq, pasi pikërisht ky fustan ëshë realizuar nga stilisti jonë Valdrin Sahiti.

Ky i fundit, i entuziazmuar i ka shpërndarë edhe vetë në profilin e tij në Instagram.

Përveç emocionit ai ka falenderuar edhe Zerina Akers, e cila është dizajnerja dhe përgjegjësja e imazhit për Beyonce. Mesa duket Zerina ka qenë edhe ura lidhëse e stilistit shqiptar për të veshur divën e muzikës.

Theksojmë që fotot me fustanin e veshur nga Sahiti kanë marrë më shumë se 1 milionë klikime deri më tani.


TË NGJASHME