E vogla Stormi pozon para Lamborghinit të Kylie Jenner me një çantë Prada (FOTO)

Vajza 3-vjeçare e Kylie Jenner dhe Travis Scott, Stormi Webster, ka pozuar para Lamborghini-t të mamasë së saj, duke mbajtur në krahë edhe një çantë Prada.
Lamborghini portokalli në sfond bën kontrast me veshjen e lehtë të Stormit. E vogla Stormi godet me pozën prej eksperteje ndërsa shikon nga kamera dhe tregon veshjen e saj.
Flokët e Stormit ishin stiluar në mënyrë të ngjashme me pamjen e flokëve të babait të saj. Gërshetat e saj të vogla zgjateshin në mënyrë elegante.
Stormi është mjaft e privilegjuar pasi zotëron disa artikuj të shtrenjtë të blera nga prindërit e saj. Vetëm çanta e saj Prada kushton 1390 dollarë.
Të mos harrojmë faktin se ylli 23-vjeçar zotëron një sërë makinash të shtrenjta, përfshirë Lamborghinin portokalli prej 400,000 dollarësh.