HomeSociale

E vrau në sy të djalit ish-të përndjekurin, lihet në burg Alket Mylkaj

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e arrest me burg për Alket Mylkaj, i cili vrau me armë zjarri Haxhi Baçinozi, në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë, ndërsa shkak dyshohet të ketë qenë një borxh i vjetër i viktimës ndaj autorit të ngjarjes.

Autori i dyshuar i ngjarjes, Mylkaj, 61 vjeç nga Fieri, është vetëdorëzuar më 20 mars në policinë e Tiranës, i shoqëruar nga avokati i tij.

“Jam penduar, e vrava në gjaknxehtësi”, ishte kjo deklarata që dha në polici Islam Mylkaj.

Haxhi-Baçinozi

Sipas dëshmisë në polici, Mylkaj ka deklaruar se e kishte takuar viktimën rastësisht tek zona e Liqenit Artificial në Tiranë.

“Jam penduar, e vrava në gjaknxehtësi e sipër. Tek liqeni e takova rastësish. Më shau dhe më goditi. Konflikti yne është i hershëm për 45 mijë euro. Haxhiu më perndiqte edhe vajzat për këtë borxh. familja ime kërcënohej prej tij vazhdimisht.” -mësohet të ketë thenë ai në polici.


TË NGJASHME