HomeShowbiz

E zbuloi padashje! Luana Vjollca martohet vitin tjetër

Mbrëmjen e djeshme nisi sezoni i ri i “Shiko kush luan” dhe gjatë rubrikës “Haje ose ndaje” të ftuarit nuk mund t’i shpëtonin pyetjeve provokuese. Amarda Toska u pyet se cilët janë tre personazhe të njohur që ajo nuk i ka ftuar në dasmën e saj. Për t’i shpëtuar përgjigjes Ami tha se nuk i mban mend, sepse vitin tjetër bëhen 10 vite nga martesa, por tre prej tyre kanë qenë Marina dhe Luana Vjollca dhe Era Rusi. Më pas ajo shtoi se nëse vitin tjetër bën një festë për përvjetorin e martesës është e sigurtë se do t’i ftojë të gjithë duke përfshirë edhe motrat Vjollca.

Në këtë moment Luana u përgjigj: “Nuk ka nevojë se ndoshta vitin tjetër martohem vetë”. Moderatorja nuk e vazhdoi deri në fund fjalinë duke u vënë në siklet nga ajo se çfarë tha. Luana Vjollca është përfolur gjithmonë për lidhjen e saj të dashurisë me Krenar Cocajn. Ata të dy janë parë dhe fotografuar shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, por moderatorja nuk e ka konfirmuar asnjëherë këtë marrëdhënie, ndaj pritet të shohim nëse vitin e ardhshëm ata të dy do e bëjnë vërtetë publike lidhjen duke u kurorëzuar me martesë.


TË NGJASHME