HomeLajmi i Fundit

E zuri korrenti teksa ndizte pompën e ujit, vdes gruaja

Një 53-vjeçare me iniciale Z.O. ka humbur jetën sot pasi ra në kontakt me rrymën elektrike teksa ndizte pompën e ujit.

Njoftimi i policisë 

Kukës/ informacion paraprak.

Në Kolsh, në banesën e saj, shtetësia Z.O., rreth 53 vjeçe, duke ndezur pompëm e ujit e ka zënë korrenti.

Është dërguar në spitalin Rajonal nga familjarët pa shenja jete.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

K.S/GotaNews