HomeSport

Sezoni zhgënjyes i Real Madrid, humbet ndaj Vallecano-s

Reali Madridit, vazhdon me rezultate zhgënjyese në këtë fund kampionati. Në javën e 35-të të La Liga, madrilenët, u mposhtën me rezultatin 1-0 nga Rayo Vallecano.

Në fushën e Rayo Vallecano, ekipi i Zidane, dështoi të arrinte një fitore. Madje me mungesën e Benzema, ekipi e pati shumë të vështirë edhe të godiste kuadratin, apo të finalizonte duke shënuar.

Në minutën e 23, një penallti e riparë në VAR, u finalizua nga Embarba. Kaq mjaftoi për golin e vetëm të shënuar gjatë sfidës.

Pas kësaj humbjeje, Reali mbetet në vendin e 3-të me 65 pikë dhe është duke pritur fundin e sezonit, për tu përforcuar gjatë merkatos dhe për tu përgatitur për sezonin e ri.


TË NGJASHME