HomeLajmi i Fundit

ECHR dënon Hungarinë për shkelje të lirisë së shprehjes

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut (ECHR) dënoi Hungarinë për shkak se i mohoi pa patur arsye të mjaftueshme gazetarit hungarez, Illes Szurovecz, të drejtën për t’u futur në një qendër për pritjen e azilkërkuesve, për të treguar për kushtet e jetesës në këtë vend.

Autoritetet hungareze e justifikuan veprimin e tyre vetëm me arsye përmbledhëse, në lidhje me problemet për sigurinë dhe jetën private të azilkërkuesve.

Shtatë gjyqtarët, mes tyre edhe një hungarez, i gjykuan njëzëri këto arsye si të pamjaftueshme për të shkelur lirinë e shprehjes.

ECHR-ja nuk e urdhëroi Hungarinë që t’i paguante gjobë gazetarit, duke konsideruar se konstatimi i shkeljes është në vetvete një shlyerje e drejtë për dëmin moral të pësuar.//ATSH