HomeShowbiz

Ed Sheeran, këngëtari më i pasur në botë

Autori i hitit “Shape of you” është shpallur artisti më i pasur solo në botë, pasi kompania e tij “Ed Sheeran Ltd” publikoi fitimet fundjavën që lamë pas.

Kështu, këngëtari britanik ja merr fronin artistes tjetër britanike Adele me një fitim rreth 27 milionë paund këtë vit, ndërsa këngëtarja kishtë një fitim prej vetëm 8.6 milionë paundësh, për arsyen kryesore se nuk ka qenë aktive në muzikë, koncerte apo produksione. Sipas shifrave të shpallura nga kompania e tij, Ed ka paguar rreth 5 milionë paund taksa këtë vit, më shumë se Facebook ka paguar në 2015-ën dhe 2016-ën.

Gjithsesi, mediat kanë mësuar se Sheeran e ka paguar veten vetëm me 8 mijë paund nga fitimet e kompanisë dhe rreth 16 milionë paund i mban në bankë. Kur u pyet për pasurinë e tij, artisti fitues i shumë çmimeve tha:

“Me mua është, fito një monedhë shpenzo një monedhë. Sapo më vijnë fitimet, ikin menjëherë. Nuk kanë aq shumë vlerë për mua, vlerësoj më shumë faktin që familja dhe shokët e mi janë ok. Shumë nga këto para shkojnë për bamirësi tek spitalet e fëmijëve afër vendit ku jetoj. Kam mjaftueshëm që të jem rehat dhe pjesa tjetër shkon për të ndihmuar njerëzit. Madje, unë mendoj se paraja është thelbi i çdo të keqeje. Nuk kam humbur kurrë më shumë shokë në jetën time sa ç’kam humbur pasi fillova të fitoj para”.

Kujtojmë se në korrik Ed Sheeran mori një tjetër çmim si këngëtari me më shumë fitime në botë nga “Forbes”, duke lënë pas Taylor Swift apo Katy Perry.


TË NGJASHME