HomeSport

Eden Hazard: Ëndrra ime është të luaj për Real Madridin

Eden Hazard ka deklaruar se ende nuk ka vendosur nëse do të rinovojë kontratën me Chelsea apo do të realizojë ëndrrën e tij duke luajtur me Real Madrid.

Sulmuesi belg, që ka edhe dy vite kontratë në Londër, ka një marrëveshje deri në vitin 2020 me Chelsea, teksa “blutë” duan ta çojnë bashkëpunimin deri në vitin 2020, duke i propozuar lojtarit një pagë prej 350 mijë eurosh në javë.

“Nuk dua të bëj atë që mendoj se është më e mira për mua, sepse dua të mendoj atë që është më e mira për klubin që më ka dhënë mua gjithçka, – tha Hazard. – Por nga ata tjetër po mendohem: nuk dua të them se do të rinovojë kontratën dhe më pas mos të firmos. Të shohim. Eshtë një vendim shumë i vështirë për të ardhmen time. Ndonjëherë zgjohem në mëngjes me mendimin se do të largohem verën e ardhshme, ndonjëherë me idenë se do të qëndrojë gjatë këtu. Më pëlqen shumë Chelsea, por ëndrra ime e fëmijërisë ka qenë të luajë për Real Madrid. Në janar do të jem 28 vjeç, mendoj se deri atëherë do ta kem vendosur të ardhmen.”


TË NGJASHME