HomeShowbiz

Edhe Elvana së shpejti do ta hedhë buqetën!

Shumë shpejt këngëtarja Elvana Gjata do të sjellë surprizën e rradhës. Ajo ka publikuar në instagram një video disa sekondëshe ku shfaqet e veshur me fustanin e bardhë të nusërisë teksa hedh buqetën me lule.
Artistja ka lajmëruar se së shpejti do të publikojë këngën e saj më të re “Pa Dashuri

Me aq sa kemi parë nga traileri, pjesa e videos është sekuencë e shkëputur nga filmi “Dy gisht mjaltë” në të cilin Elvana është pjesëmarrëse edhe si aktore. Kjo na bën të mendojmë se kënga me titull “Pa dashuri” është një ndër kolonat zanore të filmit.

Na mbetet të presim publikimin e videoklipit për të vërtetuar gjithçka, e mbi të gjitha për të parë për herë të parë Elvana Gjatën me vellon e nusërisë.


TË NGJASHME