HomeShowbiz

Edhe konferenca episkopale Italiane kundër Sanremos

Edhe Konferenca Episkopsle Italiane ka dalë kundër prezantuesit e drejtorit artistik të Festivalit të 70-të të muzikës italiane, Sanremo 2020.

E përditshmja zyrtare e kësaj Konference, gazeta “Avvenire” në numrin e rradhës të publikuar më 21 janar 2020 mbi deklaratat fyese të Amadeus ndaj grave shkruan se “ka momente që bën të mendosh se e ka bërë enkas, pasi Festivali, Sanremo, vlen sa ari. Ka momente kur mendon se e ka bërë enkas, pasi dhe një gafaxhi për profesion nuk mund të bënte një figurë të tille kaq të keqe”.

E në vend që të kërkoj falje, shkruan e përditshmja, Amadeus thotë se e kanë keqkuptuar.

“Avvenire” ka kritikuar dhe pjesëmarrjen e reperit Junior Cally në këtë event kaq të rëndësishëm.

“I këndon femrës pa respekt e në një videoklip improvizn vrasjen e një gruaje”, shkruan e përditshmja e peshkopëve italianë që e konsideron të gabuar pjesëmarrjen e një këngëtari të tillë në Sanremo.


TË NGJASHME